Guardiola emocional pas triumfit në Kupën e Klubeve
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka qenë plot emocione pasi ka parë ekipin e tij të fitojë Kupën Botërore të Klubeve në takimin e mbrëmshëm.
Një gol i shënuar nga Lionel Messi në lojën shtesë, i ndihmoi Barcës të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Estudiantes në finalen e zhvilluar në Abu Dhabi, që i solli edhe trofeun e gjashtë këtë sezon.“Për mua ky është një vit i shkëlqyeshëm. Kemi arritur diçka të cilën askush nuk e ka arritur më herët. Jam me fat që kam lojtarë aq kualitativ në ekipin tim. Suksesin të cilin e kemi arritur është meritë e tyre dhe do të doja t’i falënderoj ata për këtë”.“Të fitosh gjashtë tituj të njëpasnjëshëm është e pabesueshme. Aq shumë gjëra kanë ndihmuar në këtë; të kemi pak lëndime, një ekip të përbërë nga lojtarë të cilët luajnë sepse duan të luajnë, fuqi mendore... Ne kemi pasur vitin më të mirë në historinë e klubit”, ka thënë Guardiola”.
Category: Futboll
0 Komente