Hiddink ose Klinsmann në stolin e Cityt?
Mark Hughes pritet të largohet nga pozita e trajnerit të Manchester Cityt gjatë këtij vikendi, bëjnë të ditur mediat angleze.
The Sun shkruan se kryetari i bordit drejtues të Cityt, Khaldoon Al Mubarak, dhe pronari Sheikh Mansour përfundimisht kanë humbur besimin në anglezin pas disfatës prej 3-0 ndaj Tottenhamit gjatë të mërkurës.Ish-trajneri i Chelseat, Guus Hiddink dhe ish-trajneri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, shihen si emra të mundshëm për të pasuar Hughes.46-vjeçari u caktua menaxher i Cityt në qershor të vitit 2008 dhe harxhoi 250 milionë euro në përforcime, por pronarët arab nuk i kanë parë rezultatet e pritshme nga gjithë ky investim.
Category: Futboll
0 Komente