Hitzfeld: Zvicra mund ta kalojë grupin

dardanmiftari | Saturday, December 05, 2009 | 0 Komente

Zvicra do të bëjë gara në Grupin H në Kampionatin Botëror, përballë Spanjës, Kilit dhe Hondurasit, ndërsa trajneri Ottmar Hitzfeld beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në 1/8 e finales.
“Në grupin tonë, Spanja është favoriti kryesor. Ne jemi në një grup të vështirë por të kalueshëm. Gjërat kanë mundur të jenë më keq. Ne jemi në nivel të njëjtë me Kilin dhe Hondurasin”, është cituar Hitzfeld nga Marca. Zvicra do të ketë një fillim të vështirë në Afrikën e Jugut, pasi që në ndeshjen e parë përballet kundrejt kampionit të Evropës, Spanjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...