Leonardo: Mund t’i bëjmë ballë Manchesterit

dardanmiftari | Saturday, December 19, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ata mund t’i bëjnë ballë rivalit të radhës në Ligës e Kampionëve, Manchester United.
Dy gjigantët evropian të futbollit u caktuan të përballen në rundin eliminues të Ligës së Kampionëve në shortin e hedhur dje në Nyon të Zvicrës.

“Kalkulime nuk ekzistojnë në raste si ky. Manchester United është një klub me traditë të madhe, si edhe Milani. Ne do të luajmë si të barabartë”.

“Sidoqoftë kemi nevojë të shohim se si do të jemi në shkurt. Ka po thuajse edhe dy muaj deri atëherë dhe 25 ditë në mes të ndeshjes së parë dhe të dytë”, ka thënë Leonardo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...