Liverpooli mposhtet edhe një herë
I gjendur me dhjetë lojtarë në fushë, Liverpooli ka pësuar edhe një goditje të radhës, kësaj here duke u mposhtur nga Portsmouth me rezultat 2-0.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe disfatës në derbin ndaj Arsenalit, Liverpooli shënoi fitore gjatë mesjavës ndaj Wiganit, që u mendua se mund të ishte rikthim për të kuqtë, por nuk po del kështu.Ekipi i trajnerit Rafa Benitez ka pësuar ndaj ekipit të fundit në tabelë, Portsmouthit, në ndeshjen e zhvilluar sot në Fratton Park.Vendasit kaluan në epërsi falë golit të Nadir Belhadj në minutën e 33-të të ndeshjes, ndërsa shkuan në pushim edhe më të qetë, pas kartonit të kuq të mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano, në fund të pjesës së parë.Me një lojtar më pak në fushë në gjithë pjesën e dytë, Redsat nuk arritën të kërcënojnë portën kundërshtare, madje pësuan edhe një gol të dytë tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, kësaj here me anë të Frederic Piquionne (82’).
Category: Futboll
0 Komente