Mancini: City do t’ia kalojë United

dardanmiftari | Tuesday, December 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai mund t’i ndihmojë klubit të marrë shkëlqimin e rivalit lokal, Manchester United.
Mancini është i mësuar të punojë në situata të nxehta dhe është i bindur se mund të lërë prapa menaxherin e United, Alex Ferguson.“Nëse menaxhoni në Itali, të jetoni me presion është normale. Andaj nuk do të jetë problem këtu. Kam qëndruar në Inter për katër vite, që ishte rekord. Manchesteri është i njëjtë sikur Milani. Moti është i njëjtë dhe keni dy klube të mëdha që luftojnë me njëri-tjetrin”.“Sir Alex është një menaxher i madh i cili fiton shumë trofe, por ne duam t’ia dalim më mirë se Manchester United”, ka thënë Mancini në një konferencë shtypi ku është prezantuar si menaxher i ri i klubit anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...