NBA: Anthony shkëlqen në fitoren e Nuggets

dardanmiftari | Thursday, December 17, 2009 | 0 Komente

Shënuesi më i mirë këtë sezon në NBA, Carmelo Anthony, ka shënuar më shumë se 30 pikë për të pestën herë radhazi për të ndihmuar Denver Nuggets të shënojë fitore 111-101 ndaj Houston Rockets.
Anthony shënoi 38 pikë dhe ndihmoi edhe me nëntë kërcime, derisa Denver çon në 19 numrin e fitoreve këtë sezon, krahas shtatë humbjeve. Chauncey Billups, i cili shënoi 15 pikë, u largua nga ndeshje me nëntë minuta të mbetura në çerekun e tretë, pasi pësoi zgjatje të muskulit.Tracy McGrady luajti më pak se dhjetë minuta për Rockets duke mos shënuar as në ndeshjen e dytë pas rikthimit të tij nga lëndimi. Houston tash ka 14 fitore dhe 11 humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...