NBA: Celtic shënon fitoren e 10-të radhazi
Boston Celtics ka tejkaluar tashmë fillimin jo aq mbresëlënës të sezonit, duke shënuar edhe fitoren e 10-të radhazi, pasi mposhti ekipin e Chicago Bulls me rezultat të thellë prej 106-80.
Shtatë lojtarë të Boston përfunduan me pikë dyshifrore dhe lideri i Konferencës Lindore tregoi një mbrojtje të fuqishme në këtë ndeshje për të çuar në 11-1 rekordin e ndeshjeve në udhëtim. Rajon Rondo shënoi 16 pikë dhe 14 asistime, ndërsa Kevin Garnett kontribuoi me 12 pikë dhe 10 kërcime. Rezervat Rasheed Wallace dhe Eddie House që të dy shënuan nga 15 pikë. Derrick Rose shënoi 19 pikë ndërsa Luol Deng 17 për Bulls, që pësuan humbjen e tetë në 10 ndeshje.
Category: Basketboll
0 Komente