NBA: Iverson dështon të shkëlqejë në rikthim

dardanmiftari | Tuesday, December 08, 2009 | 0 Komente

Allen Iverson ka marrë një ‘mikpritje të ngrohtë’ nga fansat e Philadelphia 76ers, por rikthimi i tij nuk e parandaloi ekipin të humbasë me rezultat 93-83 ndaj Denver Nuggets.
Në ndeshjen e parë rikthyese për ekipin ku kaloi më shumë se 10 sezone, Iverson shënoi 11 pikë dhe gjashtë asistime. “Jam i shqetësuar që nuk isha në ritmin dhe formën në të cilën dua të jem dhe ende përpiqem të garoj dhe ndihmoj bashkëlojtarët të fitojnë ndeshjen”, ka thënë Iverson, i cili shënoi katër nga 11 tentimet e tij.Nuggets, të cilët kanë 16 fitore dhe 5 barazime deri tash, shënuan fitoren e katërt radhazi falë 31 pikëve të Chauncey Billups.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...