NBA: James feston ditëlindjen me 48 pikë
LeBron James nuk ka lejuar që Atlanta Hawks të prishë ditëlindjen e tij të 25-të, duke shënuar shifrën më të lartë të sezonit, 48 pikë, në takimin të cilin Cleveland Cavaliers e fituan me rezultat 106-101.
Anderson Varejao ishte një prej kontribuuesve në fitore, pasi shënoi trepikëshin e parë në karrierë kur kishin mbetur 17.2 sekonda, duke i dhënë epërsinë 104-101 Clevelandit.James po ashtu ndihmoi me 10 kërcime dhe gjashtë asistime, derisa Cleveland fitoi ndeshjen e gjashtë radhazi në përgjithësi dhe të 11-të radhazi në shtëpi, ndërsa ndaj Atlantas ka tetë fitore të njëpasnjëshme. Për Atlanta Hawks, Joe Johnson shënoi 35 pikë ndërsa Mike Bibby shënoi 20.
Category: Basketboll
0 Komente