NBA: Lakers humbasin ndaj Suns
Phoenix Suns kanë shënuar fitore 118-103 ndaj rivalit të Divizionit Paqësor, Los Angeles Lakers, me vendasit që morën kontrollin e ndeshjes herët dhe ruajtën avantazhin deri në fund.
Amare Stoudemire shënoi më të lartat për ekipin fitues, 26 pikë gjithsej, ndërsa Steve Nash shënoi 16 pikë dhe 13 kërcime. Phoenix Suns, të cilët shënuan fitoren e parë ndaj liderit të Konferencës Perëndimore këtë sezon, tash kanë 20 fitore dhe 12 humbje.Kobe Bryant shënoi 34 pikë, por këto pikë nuk mjaftuan për të parandaluar humbjen e dytë në tre ndeshje për kampionin në fuqi të NBA-së.
Category: Basketboll
0 Komente