Reali mposht Valencian në një ndeshje dramatike

dardanmiftari | Sunday, December 13, 2009 | 0 Komente

Benzema dhe Higuain i gëzohen golit. SportiSot Real Madrid ka mposhtur Valencian në Mestalla në derbin e kësaj jave në Europë, në një takim spektakolar që përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të galaktikëve.
Real Madrid hyri në këtë takim pa Kakan dhe Ronaldon.
Pjesa e parë ishet relativisht labile me një lojë të nivelizuar nga të dyja palët. Rastet nuk munguan.
Valencia filloi ta rrezikonte Realin në fillim me goditje nga distanca duke parë që Casillas nuk ishte kërkah.
Reali në fund të pjesës së parë pati rastin më të mirë kur Sergio Ramos me kokë qëllon shtyllën dhe Higuain dështon të shënojë nga afërsia.
Në pjesën e dytë loja ndryshon tmerrësisht. Ajo çfarë na rezervuan skuadrat ishte një triller i vërtetë.
Me të filluar pjesa e dytë Reali ndez turbinat. Marcelo kryente punën në mesfushë me disa pasime maestrale.
Benzema pas një depërtimi brenda zonës, harkoi bukur me për Higuainin që shënon lehtë me kokë për epërsinië fillestare 1-0, Mestalla hesht.
Pesë minuta më vonë vjen një super harkim nga Mata duke e kaluar Iker Casillasin që nuk e zë këtë top, të cilin e godet më pas David Villa duke e dërguar në rrjetë për 1-1.
Në minutën e 65 Higuain shënon përsëri. Marceloa kalon dy lojtarë vendas dhe më pas pason bukur për Higuainin që e dërgon topin në rrjetë. Mestalla, përsëri hesht.
Joaquin me të inkuadruar në lojë në minutën e 80 pranon një top të cilin e godet drejt e në Casillasin i cili e devijoi topin në portë. Xabi Alonso merr përgjegjësinë në minutën e 84 për të ekzekutuar një goditje të lirë. Lanson një harkim të cilin me kokë me vështirësi por lehtë e fundos në rrjetë Ezequiel Garay. Mestalla, në heshtjen e vdekjes.
Deri në fund të takimit nuk ndodhi asgjë. Reali kështu arriti një fitore të madhe duke mbajtur hapin me Barcelonën në pozitën e parë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...