Sacchi: Interi është ekip, Milani skuadër individualësh

dardanmiftari | Tuesday, December 22, 2009 | 0 Komente

Ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Arrigo Sacchi, ka analizuar gjendjen e Interit dhe Milanit, duke thënë se zikaltrit janë skuadër dukshëm më e mirë në të gjitha nivelet, falë trajnerit Jose Mourinho.
“Nerazzurrët kanë arritur të menaxhohen mirë nga Mourinho dhe kanë treguar një ndjenjë të fortë motivimi. Kjo ndihmon në rritjen e niveleve të tyre teknike në sulm”. “Është një skuadër përplot kualitet. Loja e tyre nuk arrin ato që pritet, mirëpo po përmirësohet. Trajneri ka edhe besimin e (presidentit) Morattit. Mourinho është një menaxher i jashtëzakonshëm”, ka thënë Sacchi për La Gazzetta Dello Sport. Duke folur për Milanin, Arrigo Sacchi ka thënë se momenti kthyes i Milanit ishte kur trajneri Leonardo e bazoi lojën e tij te lojtarët individualë. Megjithatë, sipas mendimit të Sacchit ky sistem i lojës nuk do të zgjasë shumë, sepse përkundër lojës së mirë që shfaqin falë teknikës së Ronaldinhos, Alexandre Patos dhe Clarence Seedorfit, Milanit i mungon baraspesha si skuadër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...