Të lënduarit e Juves pranë kthimit

dardanmiftari | Tuesday, December 29, 2009 | 0 Komente

Juventusi ka marrë disa lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi që disa nga lojtarët e lënduar janë rikuperuar- njofton faqja zyrtare e klubit bardhezi.
Gianluigi Buffon dhe Mauro Camoranesi kanë marrë dritën e gjelbër nga mjeku Flavio Quaglia që të stërviten me bashkëlojtarët e tyre në fushë, pasi të kenë kryer stërvitjet në palestër dhe pishinë . Ndërkohë, Vincenzo Iaquinta dhe Giorgio Chiellini janë shumë më pranë kthimit dhe pritet të jenë në dispozicion të trajnerit Ciro Ferrara në një të ardhme të afërt. Felipe Melo, Martin Caceres, dhe Diego kthehen të mërkurën nga pushimi. Juventusi ndeshjen e radhës e zhvillon në Stadio Tardini kundër Parmës më 6 janar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...