Toure dëshiron të largohet nga City
Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, raportohet se dëshiron të largohet nga klubi anglez.
Sunday Mirror shkruan se këshilluesit e Toure ua kanë shpërndarë fjalët disa klubeve spanjolle. Toure iu bashkua Cityt në korrik nga Arsenali për një shumë prej 12 milionë funtesh dhe ‘detyroi’ ish-kapitenin Richard Dunne të largohet në drejtim të Aston Villas madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit.Por dështimi i Cityt të jetë në top katërsh së fundi shkarkimi i trajnerit Mark Hughes mund të bëjnë që Toure të kërkojë të largohet. Destinacione të mundshme të tij mund të jenë Barcelona ose Real Madrid.
Category: Futboll
0 Komente