Villarreali mposht Atleticon
Njëra nga përballjet kryesore të kësaj jave në La Liga, është zhvilluar në Vicente Calderon, ndërmjet Atletico Madridit dhe Villarrealit.
Nëndetësja e Verdhë ka dalë fituese përballë kryeqytetasve, duke i mposhtur para tifozëve të vet me rezultat 2-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të anësorit portugez Sabrosa Simao (36’), dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë e takimit.
Me të filluar pjesa e dytë (48’), mysafirët barazuan rezultatin, ndërsa realizues ishte David Fuster.
Në minutën e fundit të ndeshjes, Joseba Llorente shënoi golin e fitores për Villarrealin, që njëherit ishte fitorja e parë si mysafir.
Category: Futboll
0 Komente