Wenger: Ne kishim frikë nga ndeshja

dardanmiftari | Monday, December 14, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij kishte frikë nga humbjet në ndeshjet e mëdha në takimin e djeshëm ndaj Liverpoolit në Anfield.
Topçinjtë luajtën me ‘frena’ gjatë pjesës së parë të ndeshjes sipas Wenger, por kjo ndryshoi në pjesën e dytë. Një autogol i Glen Johnson dhe gol tjetër i Andrey Arshavin ndihmuan Arsenalin të përmbysë rezultatin e pjesës së parë, kur kishte shënuar Dirk Kuyt. “Liverpooli luajti shumë mirë dhe ne luajtëm të frenuar nga frika. Frika nga mos fitimi në ndeshjet e mëdha, pasi humbëm nga Chelsea dhe Manchester United. Sollëm frikë në lojë. Kur nuk patëm çfarë të humbasim në pjesën e dytë luajtëm pa frikë dhe e kontrolluam ndeshjen”, ka thënë Wenger. “Ishim me fat në golin tonë të parë, por frika ishte në radhët e Liverpoolit në pjesën e dytë dhe ne shënuam një gol të jashtëzakonshëm. Nga ky moment rritmi i Liverpoolit ra dhe ne nuk u kërcënuam në minutat e fundit”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...