Xavi: Jeta nuk mund të jetë më e mirë se kaq
Fitorja në Kupën Botërore të Klubeve do të përmbyllte një vit perfekt për Barcelonën, thotë mesfushori i këtij ekipi Xavi Hernandez.
Barcelona ka përballë ekipin argjentinas Estudiantes në finalen e nesërme që zhvillohet në Dubai dhe një fitore e mundshme do t’i sillte edhe trofeun e katërt këtë vit ekipit spanjoll.“Do të ishte një vit i përkryer. Kemi arritur gjithçka dhe gjithë çfarë na duhet tash është Kupa Botërore e Klubeve, ku ende nuk kemi fituar. Ky nuk është viti 2006. Në vitin 2006 ne po ashtu ishim të bindur se do të fitojmë. Tash e dimë se do të jetë vështirë”.“Kam një rol të cilin e dua tash, pasi nuk mund të kërkoj më shumë. Jam i vlerësuar, me një kontratë që zgjat deri në vitin 2014, në klubin e jetës time, në filozofinë e cila më pëlqen, me një trajner fantastik dhe me bashkëlojtarë të cilën i kam edhe në kombëtare. Për moment po e shijoj futbollin edhe jetën”, ka thënë Xavi.
Category: Futboll
0 Komente