AO: Federer në rundin e katërt
Roger Federer ka arritur në rundin e katërt të turneut Australian Open duke shënuar fitore në tre sete (6-3, 6-4, 6-4) ndaj spanjollit Albert Montanes, duke zgjeruar edhe rekordin e tij në turnetë Grand Slam.
Numri një i botës bëri një fillim jo aq të qëndrueshëm në këtë garë në ndeshjen e parë ndaj rusit Igor Andreev por duket se gradualisht po e përmirëson lojën e tij në çdo ndeshje.
Ai ishte në kontroll të plotë gjatë të tre seteve të ndeshjes së rundit të tretë kundër Montanes, i renditur i 32-ti në botë, duke u kualifikuar për në 16-shen e fundit në çdo turne të madh që nga humbja në rundin e tretë të French Open 2004.
Federer në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Lleyton Hewitt, i cili doli fitues ndaj Marcos Baghdatis pasi ky i fundit e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit.
Category: Tenis
0 Komente