AO: Henin dhe Serena takohen në finale

dardanmiftari | Thursday, January 28, 2010 | 0 Komente

Justine Henin ka shkatërruar kinezen Zheng Jie në gjysmëfinalen e Australian Open duke e mposhtur 2-0 në sete (6-1, 6-0), për të caktuar finale me kampionen në fuqi të këtij turneu, Serena Williams.
Amerikania pati punë ca më të vështirë ndaj kinezes tjetër, Li Na, të cilën e mposhti po ashtu në dy sete por duke e fituar secilin me tie-break (7-6, 7-6).
Fituesja e shtatëfishtë e turneve Grand Slam, Henin, është duke luajtur vetëm turneun e dytë garues pas 18-muajve pauzë dhe tashmë synon të triumfojë edhe në finale.
“Isha e lodhur sigurisht, kisha një sërë ndeshjesh të vështira. Kam luajtur në mënyrë shumë agresive. Ishte ëndërr për mua që në këtë mëngjes të siguroj finalen dhe tash mund të pushoj dhe të përgatitem për atë”.
“Do të jetë vështirë kundër lojtares më të mirë bë botë. Ajo (Serena) është vërtetë një kampione. Ajo e ka dëshmuar këtë edhe në këtë turne. Jam e lumtur që ajo do të jetë kundërshtarja e ime, pasi është më e mira”, ka thënë Henin pas triumfit në gjysmëfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...