Bayerni merr kreun
Bayern Munihu ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Hoffenheimit, në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.
Martin Demichelis shënoi golin e parë (35’), ndërsa Miroslav Klose dyfishoi epërsinë (86’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas fitores së arritur në Allianz Arena, bavarezët marrin kreun e tabelës me një pikë më shumë se Bayer Leverkusen që të shtunën zhvillon ndeshjen e javës së 18-të kundër Mainzit.
Category: Futboll
0 Komente