Ben Arfa kushton 45 milion euro
Kryetari i Marseille, Jean-Claude Dassier, thotë se klubi francez do të mendonte për shitjen e Hatem Ben Arfas nëse merr një ofertë prej 45 milionë eurosh.
Spekulohet se anësori mund të largohet nga Marseille gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa skuadrat e interesuara për shërbimet e tij janë Manchester United, Sevilla, Tottenham Hotspur dhe Olympiacos.
“Mundësitë janë 95% që ai të qëndrojë në skuadër. Asnjëherë nuk kam menduar se ai mund të largohet dhe ai asnjëherë nuk ka qenë entuziast për t’u larguar”.
“Nuk kemi marrë oferta, por është fakt se nëse një skuadër si Manchester United apo Real Madrid do të ofronte 45 milionë euro, atëherë duhet të mendojmë dy herë. Por nuk mendoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë Dassier për France Football.
Category: Futboll
0 Komente