Buffon, portieri më i mirë në botë
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shpallur portieri më i mirë në botë, në konkurrencë me porterët që kanë luajtur nga viti 1987 deri në vitin 2009.
Portieri italian ka fituar 87 pikë, 14 më shumë se portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, i cili u shpall portieri më i mirë për vitin e kaluar.
Në vend të tretë u rendit danezi Peter Schmeichel, ndërsa i katërti është portieri gjerman, Oliver Kahn.
Top-pesëshin e mbyll një ish-portier i Juventusit, që aktualisht mbron portën e Manchester United, Edwin van der Sar.
Category: Futboll
0 Komente