Chelsea shkatërron Sunderlandin

dardanmiftari | Saturday, January 16, 2010 | 0 Komente

Nicolas Anelka shënoi dy herë në këtë ndeshje. - SportiSot Lideri i tabelës në Premier League, Chelsea, ka shënuar një fitore tejet bindëse të zhvilluar në Stamford Bridge ndaj ekipit ku aktivizohet kosovari Lorik Cana, me rezultat 7-2.
Goleada filloi me golin e Nicolas Anelkas në minutën e 8-të, duke vazhduar me golin e Florent Malouda (17'). Pesë minuta më vonë, Ashley Cole, realizoi edhe golin e tretë për Chelsean. Goli i fundit në pjesën e parë erdhi nga mesfushori Frank Lampard (34').
Pjesa e dytë ishte me më shumë gola, por jo më bindëse për Chelsean, pasi dy nga pesë golat e shënuar në këtë pjesë i takuan Sunderlandit.
Michael Ballack filloi serinë e golave në pjesën e dytë(52'). Katër minuta pas golit të Ballack, Sunderlandi shënoi njërin nga dy golat e nderit, përmes Bolo Zenden. Nicolas Anelka shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 65-të. Në minutat e fundit të ndeshjes erdhën edhe dy gola për secilin ekip. Së pari, Lampard shënoi golin e tij të dytë personal, dhe më pas Darren Bent shënoi në minutat shtesë.
Fitorja është më e larta për Chelsean këtë sezon, ndërsa disfata më e thella për Sunderlandin. /sportisot/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...