Chivu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike
Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në një spital në Verona, pasi ka pësuar një frakturë në kafkë gjatë ndeshjes kundër Chievos.
Rumuni u lëndua gjatë një përplasje me Sergio Pellissier, ndërsa La Gazzetta Dello Sport njofton se Chivu është operuar, pasi që ndërhyrja kirurgjike ishte e domosdoshme.
Kirurgu që bëri operacionin ka thënë se lëndimi i mbrojtësit është mjaft serioz, mirëpo ai ka besim të plotë se Chivu do të rikuperohet plotësisht, por nuk ka dhënë datë për rikthimin e tij.
Category: Futboll
0 Komente