Egjipti përmbys Nigerinë
Përballja e Grupit C e vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërmjet Egjiptit dhe Nigerisë, ka përfunduar me fitoren e egjiptianëve me rezultat 3-1.
Përfaqësuesja e Nigerisë kaloi në avantazh në minutën e 12-të me anë të Chinedu Obasi- Edu, ndërsa Emad Motaeb barazoi rezultatin (34’), për të dërguar skuadrat në pushim me shifrat 1-1.
Në fraksionin e dytë të lojës, Egjipti realizoi edhe dy herë, me anë të Ahmed Hassan (54’) dhe Mohamed Nagy Gedo (87’), për të nxjerrë pikë të plota nga ky takim.
Sonte zhvillohet edhe përballja tjetër e Grupit C, ndërmjet Mozambikut dhe Beninit.
Category: Futboll
0 Komente