Eliminohet Bregu i Fildishtë
Algjeria ka shënuar fitore prej 3-2 në një ndeshje dramatike kundër Bregut të Fildishtë, duke eliminuar kështu favoritin e deritanishëm për të fituar Kupën e Kombeve të Afrikës.
Me golat e Kalou (4’) dhe Matmour (40’) rezultati ishte 1-1 deri në minutën e 89-të kur shënoi Kader Keita për të ngritur epërsinë e Bregut të Fildishtë në 2-1.
Mirëpo, në minutat shtesë, Madjid Bougherra barazoi rezultatin për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.
Vetëm tre minuta porsa filluan vazhdimet, Hameur Bouazza shënoi golin e tretë për Algjerinë, i cili ishte goli i fitores, dhe ia siguroi përfaqësueses së tij kualifikimin në gjysmëfinale.
Më herët edhe Gana ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale duke mposhtur Angolën me rezultat minimal prej 1-0.
Category: Futboll
0 Komente