Eto’o do të luajë kundër Juventusit

dardanmiftari | Wednesday, January 27, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho e ka përfshirë sulmuesin Samuel Eto’o në listën e lojtarëve që do të ndeshen me Juventusin në kuadër të Kupës së Italisë.

Pas eliminimit të Kamerunit nga Kupa e Kombeve të Afrikës, Eto’o është rikthyer në dispozicion të trajnerit, i cili menjëherë e ka ftuar të jetë i pranishëm në përballjen e të enjtes.

Çerekfinalja e Kupës së Italisë zhvillohet vetëm me një ndeshje, ashtu që pritet që të dyja skuadrat të inkuadrojnë lojtarët e tyre më të mirë.

Më poshtë është lista e lojtarëve të cilët janë në dispozicion të Mourinhos:

Portierë: Francesco Toldo, Julio Cesar, Paolo Orlandoni;

Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Marco Materazzi, Walter Samuel, Davide Santon;

Mesfushorë: Ricardo Quaresma, Thiago Motta, Wesley Sneijder, Sulley Muntari, Esteban Cambiasso, Lorenzo Crisetig;

Sulmues: Samuel Eto'o, Diego Milito, Goran Pandev, Mario Balotelli, Marko Arnautovic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...