Evra: Do ta ndaloj Tevezin
Në prag të takimit të sotëm të Kupës Carling në mes të Manchester Cityt dhe Manchester United, Patrice Evra ka nxehur situatën duke thënë se ai do ta ndalojë sulmuesin Carlos Tevez.
Argjentinasi, i cili verën e kaluar kaloi nga Old Traford në Manchester City, është në një formë të shkëlqyeshme në disa ndeshjet e fundit, por Evra thotë se ai nuk do të mund të shënojë kundër United.
“Jam shumë i ngazëllyer në prag të këtyre takimeve. Çdo ditë i dërgoj sms Carlitos. Ia kam uruar tregolëshin kundër Blackburn. Ai më dha se ajo ishte vetëm nxehje kundër United, pasi dëshiron të arrijë në finale. Unë ia ktheva, ‘nuk ka shanse’,”.
“Për ta ndaluar atë të shënojë gol kundër nesh, do ta bëj të njëjtën gjë që bëra edhe në shtator kur fituam 4-3”, ka thënë Evra.
Category: Futboll
0 Komente