Goleadë historike e Schalkes
Skuadra nga Bundesliga gjermane, Schalke 04 ka shënuar fitore të lartë prej 14-0, në ndeshjen miqësore kundër ekipit nga liga e dytë spanjolle, Cadiz.
Kevin Kuranyi filloi serinë e golave (14’), për të pasuar me golin e Farfan (18’), ndërsa Edu shënoi dy herë radhazi (22’ dhe 31’) për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-0.
Në pjesën e dytë gjermanët shënuan dhjetë gola për ta fundosur krejtësisht ekipin spanjoll.
Vicente Sanchez shënoi dy gola (52’ dhe 84’), Hamit Altintop shënoi tri herë (55’, 62’ dhe 86’), ndërsa Asamoah realizoi pesë gola (59’, 73’, 79’, 82’ dhe 88’).
Category: Futboll
0 Komente