Interi ndalet nga Bari
Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim 2-2 në takimin në udhëtim ndaj Barit.
Edhe pse pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, pjesa e dytë prodhoi plot katër gola, tre nga të cilët u shënuan nga penaltia.
Vendasit kaluan në epërsi të dyfishë me dy gola të shpejtë të shënuar nga sulmuesi i huazuar nga Udinese, Barreto, që të dyja nga penaltia (60’ dhe 63’).
Por mysafirët nuk qëndruan të heshtur, dhe arritën shpejt ta ngushtojnë epërsinë me anë të përforcimit më të ri, Goran Pandev, (69’).
Një penalti tjetër, kësaj here e akorduar në favor të nerazurëve dhe e shndërruar në gol nga Diego Milito, vulosi fatin e ndeshjes.
Me pikën e fituar Interi grumbullon 46 pikë, nëntë më shumë se Milani që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe që nesër pret Sienën në San Siro.Category: Futboll
0 Komente