Juve eleminon Napolin
Më në fund një lajm i gëzueshëm për tifozët bardhezi. Pas disa dështimeve radhazi, Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, Zonja e Vjetër ka shënuar fitore me rezultat 3-0 përballë Napolit.
Diego shënoi golin e parë për Juven (24’), ndërsa me dy golat e kapitin Alessandro Del Piero, Bianconerët konfirmuan fitoren.
Në çerekfinale, Juventusi do të përballet me rivalin e përjetshëm, Inter.
Kjo fitore njëherit konfirmon qëndrimin e Ciro Ferraras në postin e trajnerit të Zonjës së Vjetër.
Category: Futboll
0 Komente