Kaka kthehet në trajnime
Mesfushori i Real Madridit, Ricardo Kaka, është kthyer në trajnime pas një muaji për shkak të një lëndimi në ijë.
Ueb-faqja zyratre e Real Madridit tha se ylli i tyre, Kaka, është paraqitur në trajnimet e së enjtes dhe duket se është rikuperuar.
Kaka nuk ka luajtur që nga humbja me rezultat 0-1 e Realit nga Barcelona në Ligën e Spanjës më 29 nëntor 2009.
Liga e Spanjës vazhdon këtë fundjavë pas pushimit dimëror, që zgjati dy javë dhe Real Madridi do të përballet me Osasunën të dielën. Klubi nuk ka treguar nëse Kaka do të luajë në atë ndeshje apo jo. /sportisot/
Category: Futboll
0 Komente