Kualifikohen Egjipti dhe Nigeria
Egjipti e ka mbyllur në mënyrë perfekte fazën grupore të Kupës së Kombeve të Afrikës, me tri fitore në tre ndeshje.
Të mërkurën mbrëma, ‘faraonët’ kanë shënuar fitore me rezultat 2-0 kundër Beninit, për të kryesuar në Grupin C me nëntë pikë.
Heronjtë e Egjiptit në këtë ndeshjes ishin Ahmed Al Muhammadi (7’) dhe Emad Moteab, të cilët vulosën fitoren që në pjesën e parë.
Ndërkohë, nga Grupi C është kualifikuar edhe Nigeria, duke mposhtur Mozambikun me rezultat 3-0, me golat e Osaze Odemwingie (45’ dhe 47’) dhe Obafemi Martins (86’).
Category: Futboll
0 Komente