Kupa Afrikane: Nigeria fiton, Egjipti kualifikohet
Kombëtarja e Egjiptit ka bërë një hap më tej drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Afrikës, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Mozambique për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme, çerekfinale, të kësaj gare.
Që të dy golat për egjiptianët erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. I pari që shënoi ishte Emad Moteab dy minuta pas pauzës, goditja e të cilit u devijua drejt golit nga Dario Khan. Rezultatin e vulosi Mohamed Nagy Gado nëntë minuta para fundit të takimit.
Egjipti tash ka dy fitore dhe mban kreun e grupit C me gjashtë pikë, duke siguruar tashmë kualifikimin në fazën e ardhshme të Kupës Afrikane të Kombeve.
Një penalti e shënuar në gol nga sulmuesi i Evertonit, Yakubu Ayegbeni, i ka dhënë fitoren minimale (1-0) Nigerisë në takimin për ballë Beninj për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim të fazën e mëtejme të kësaj gare.
Category: Futboll
0 Komente