Leonardo: Të lëmë pas humbjen
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të përqendrohen te ndeshja e të mërkurës kundër Udineses në kuadër të Kupës së Italisë, dhe të mos mendojnë për humbjen nga Interi.
“Kuptohet se nuk harroj se çfarë ndodh në fushë. Derbi jep sinjale të rëndësishme, por ne duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme kundër Udineses në Kupën e Italisë, sepse kjo është një mundësi për të rikthyer gjërat”.
“Deri më tani kemi folur shumë për atë çfarë ndodhi kundër Interit, por tani duhet të luajmë kundër Udineses”, u ka thënë trajneri gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente