Maldini mbështetet te Ronaldinho
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka mohuar sugjerimet se fituesi i Derby della Madonnina, ndërmjet Milanit dhe Interit, do të vendosë për fituesin e titullit, por është shprehur i emocionuar para ndeshjes.
“Edhe nëse Milani humb, duhet të jeni të sigurt se Kampionati do të mbetet i hapur ngjashëm sikurse është sot: ata nuk do të dorëzohen”, ka thënë ish-kapiteni i Rossonerëve për La Gazzetta dello Sport.
Maldini nuk ka mundur të japë parashikimet e tij për rezultatin e ndeshjes, por natyrshëm, ka favorizuar kuqezinjtë dhe njëherit ka mbështetur shpresat e tij te Ronaldinho.
“Të themi se gjithçka mund të ndodhë. Por shpresoj që Ronaldinho ta vendosë lojën...”, ka përfunduar ish-mbrojtësi italian.
Category: Futboll
0 Komente