Milani fiton lehtë

dardanmiftari | Sunday, January 17, 2010 | 0 Komente

Het-trik i Ronaldinhos. Rossonerët kanë shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Sienas, e cila pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë.
Në minutën e 10-të të takimit, portieri Gianluca Curci bëri një ndërhyrje në Marco Borriellon që i kushtoi me përjashtim nga loja dhe akordim të penalltisë.
Braziliani Ronaldinho ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë duke i dhënë epërsinë ekipit vendas (12’).
Ishte Marco Borriello lojtari që dyfishoi rezultatin pas një krosimi të Andrea Pirlos (28’), dhe me rezultat prej 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë skuadra dominuese e Milanit realizoi edhe dy gola të tjerë që mbanin firmën e superyllit brazilian, Ronaldinho (72’ dhe 89’), i cili shënoi het-trik në këtë përballje.
Me këtë fitore, Milani ngushton diferencën me Interin, dhe tani gjendet gjashtë pikë prapa liderit, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...