Moratti shpreh keqardhje për Juventusin
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur keqardhjen e tij për problemet e Juventusit.
Bardhezinjtë shkarkuan trajnerin Ciro Ferra dhe angazhuan Alberto Zaccheronin, si pasojë e paraqitjeve të dobëta, ndërsa ishte pikërisht Interi që mbrëmë eliminoi Juven edhe nga Kupa e Italisë.
“Pash një Juventus të mirë kundër nesh. Ata luajtën mirë dhe nuk dukej se kishte ndonjë problem ndërmjet trajnerit dhe lojtarëve ose diçka tjetër”.
“Ata e kanë një situatë të cilën duhet ta zgjidhin vetë dhe e di se nuk është lehtë të zgjidhësh gjëra të tilla”.
“Nuk do ta lejoj veten që t’i jap këshilla Juventusit, por më vjen keq për situatën e tyre të vështirë, megjithëse s’mund të them asgjë”, citohet Moratti nga faqja zyrtare e Nerazzurrëve.
Category: Futboll
0 Komente