NBA: Gallinari iu jep fitoren Knicks-ave

dardanmiftari | Friday, January 08, 2010 | 0 Komente

Danilo Gallinari ka shënuar një dyshe të vonshme të trepikëshave për të ndihmuar ekipin e tij New York Knicks të shënojë fitore me rezultat 97-93 ndaj Charlotte Bobcats.
Vendasit ishin një pikë avantazh kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 43 sekonda deri në fund të ndeshjes, para se italiani të bëjë dy treshe të njëpasnjëshme për të çuar në shtatë avantazhin dhe për të ndihmuar New York të shënojë fitoren e tretë radhazi.
Gallinari përfundoi ndeshjen me 17 pikë, ndërsa Wilson Chandler shënoi më të lartat e ekipit, 27. David Lee ndihmoi me 22 pikë New York Knics që tash kanë 15 fitore dhe 20 humbje.
Humbja iu dha fund tre fitoreve radhazi të Charlotte Bobcats, që mbeten në kuotën e 15 fitoreve dhe pësuan humbjen e 19-të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...