Robinho: Largimi nga City, 90%
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, ka ripërsëritur dëshirën për t’u larguar nga ‘pasanikët’ dhe të kthehet te skuadra braziliane, Santos.
Radio Bandeirantes të dielën e ka cituar brazilianin të ketë thënë se është pranë largimit nga City, duke qenë se trajneri Roberto Mancini nuk e ka siguruar se do të jetë lojtar startues në skuadër.
“Mendoj se marrëveshja është 90% e sigurt”, ka thënë Robinho duke shpjeguar se Santosi dëshiron ta huazojë për një vit, ndërsa City planifikon ta lejojë largimin e tij vetëm gjashtë muaj.
Arsyeja që Robinho dëshiron të largohet nga pasanikët, është që të ketë minutazh më të madh loje, ashtu që të ftohet nga përfaqësuesja e Brazilit në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Category: Futboll
0 Komente