Tare mohon negociatat me Arsenalin për Zaraten

dardanmiftari | Wednesday, January 13, 2010 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thotë se Mauro Zarate do të vazhdojë të qëndrojë te klubi romak, pavarësisht spekulimeve të cilat e lidhin atë me një kalim te Arsenali.
Pavarësisht konfrontimit publik me trajnerin Davide Ballardini dhe me agjentin i cili tha se një ofertë prej 45 milion eurosh do të arrijë nga Arsenali për argjentinasin, Tare thotë se ata janë të kënaqur me lojtarin.
“Nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjes me Zarate. Asgjë nuk është e vërtetë dhe ata janë vetëm hipoteza. Lazio vazhdon të mbështetet në të pasi ai është një kampion i madh”, ka thënë ish-kapiteni i kombëtares shqiptare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...