Toni gjashtë javë jashtë fushe
Sulmuesi i Romës, Luca Toni, është duke u përballur me gjashtë javë qëndrimi jashtë fushe për shkak të lëndimit.
Italiani u lëndua gjatë fitores së të shtunës prej 2-1 ndaj Juventusit dhe testet kanë pohuar se toni ka pësuar dëmtim të muskulit të këmbës së majtë.
“Vërtet jam i zemëruar që duhet të ndaloj tash. Por kur të rikthehem të luaj do të jem edhe më i vendosur se më herët”, ka thënë Toni.
Toni, i cili iu bashkua Romës si huazim nga Bayern Munich më herët gjatë këtij muaji, pritet të qëndrojë jashtë fushe për së paku nëntë ndeshje.
Category: Futboll
0 Komente