United mposht Arsenalin në Emirates
Manchester United ka deklasuar në Emirates Arsenalin, që ishte i pafuqishëm ndaj kampionëve të Anglisë.
Më poshtë do të gjeni dhe një bllok të pasur për rrjedhën e këtij super derbi.
Pjesa e parë
Pjesa e parë filloi me presion të madh të Arsenalit. Ishte Andrey Arshavin ai që me një goditje tentoi të mposht Van der Saar por pa kurfar suksesi.
Në minutën e 23’ Gallas godet nga largësia për në himalaje…
Dhe në minutën e 32’ vjen goli më i mirë i sezonit. Luis Nani, pasi kalon dy lojtarë të Arsenalit, kalon dhe të tretin, depërton në thellësi të zonës, bënjë gjysmë harko-parabollim të cilin e devijon Almunia, e që natyrisht përfundon në gol. Kjo vepër është për muze të Luvrit, por goli i pranohet Almuniës.
Fabregas në minutën e 36’ tenton me një goditje por më kot.
Pas kundërsulmit të goditjes së Fabregas, Nani bukur pason për Rooneyn që nuk e pati të vështirë të shënoj dhe golin e dytë në takim për United, 2-0.
Nani tre minuta pas golit përsëri godet por kalon për një fije peri pranë golit. Fat i madh për Arsenalin.
Alex Song goditi mirë në fund të pjesës së parë por as ky nuk arrin të shënoj.
Arsenal pati fat në pjesën e parë që nuk pësoi ndonjë debakël më të keq, përderisa United tregoi pjekuri të madhe.
Pjesa e dytë
Manchester United nisi më mirë pjesën e dytë.
Në minutën e 52’ Ji Sung Park shënon golin e tretë për United në Old Trafford pasi u gjend vetëm me Almuniën.
Alex Song në minutën e 57 godet jashtë kuadratit.
64’. Cesc Fabregas godet fuqishëm por nuk shënon.
Dhe goli i nderit për Arsenalin vjen në minutën e 70 kur pas një harkimi të Nasrit Gallas e dërgon topin te Vermaelen që me një gjsymë-volej të bukur shënon për 1-3.
Arsenal me këtë humbje, ja vështirëson vetës në garën për titull përderisa Manchester United është në pozitë lakmuese. Arsenali, nëse humb javën e ardhshme nga Chelsea nuk do ti ketë punët mirë.
Rooney pati një paraqitje fantastike, në të cilën shënoi dhë golin e 27-të në të gjitha garat dhe të 20-tin në premier league.
Category: Futboll
0 Komente