Valencia shkel Villarrealin
Derbi i dytë i javës së 18-të në La Liga i zhvilluar të dielën mbrëma në Mestalla, ndërmjet Valencias dhe Villarrealit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 4-1.
Los Che u treguan skuadër shumë më efikase përballë Nëndetëses së Verdhë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, ndërsa mysafirët arritën të shënojnë vetëm golin e nderit.
Ever Banega filloi serinë e golave (6’), ndërsa David Villa e dyfishoi atë nga pika e bardhë (28’).
David Silva shënoi për rezultatin 3-0 (56’), ndërkohë që Nilmar shënoi golin e vetëm të Villarrealit.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi David Villa në fund të ndeshjes.
Category: Futboll
0 Komente