Berlusconi i pakënaqur Mancinin

dardanmiftari | Wednesday, February 03, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk është aspak i impresionuar nga nënshkrimi i ri, Amantino Mancini.
Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Milani kompletoi huazimin e anësorit të Interit me mundësi për ta blerë atë në fund të sezonit.
“Vërtet nuk e kam kuptuar atë lëvizje. Ai është edhe një trequartista, ndërsa ajo që ne kemi nevojë është një i cili i përfundon gjërat duke shënuar gola. Për më shumë, ai ka luajtur pak në dy vitet e fundit. Nuk pajtohem me këtë nënshkrim dhe ia kam thënë këtë Adriano Gallianit”, ka thënë kryeministri italian, i cili është në vizitë në Izrael.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...