Juve fiton sërish

dardanmiftari | Sunday, February 21, 2010 | 0 Komente

Festa e bardhezinjve Duket se Juventusi ka lënë pas vetes rezultatet e dobëta. Të dielën bardhezinjtë e kanë mposhtur Bolognan me rezultat 2-1 në takimin e zhvilluar në Stadio Dall’Ara.
Diego shënoi golin e parë për mysafirët në fillim të ndeshjes (5’) për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë (50’), vendasit barazuan rezultatin me anë të Antonio Busce.
Për fitoren e Juventusit u përkujdes zëvendësuesi i Diegos, Antonio Candreva, kur kapiteni Alessandro Del Piero nxori nga loja tre lojtarë për të pasuar te bashkëlojtari i tij që shënoi golin e avantazhit (66’), që rezultoi të ishte i fitores.
Pas kësaj fitoreje Juvetusi ngjitet në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Cagliarin që mban vendin e katërt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...