Melo: Kishim një trajner papërvojë

dardanmiftari | Saturday, February 06, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo, thotë se ata janë të fuqishëm po aq sa edhe Interi, por vetëm se kishin një trajner pa përvojë.
Biankonerët e filluan sezonin me shumë ambicie dhe rikthimin e Skudetos në Torino. Por pas një serie të rezultateve të dobëta, ata tash ndodhen në pozitën e pesë dhe tashmë janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë.
“Është gabim të thuhet se Inter është më i fuqishëm se Juventus. I mposhtëm ata në Torino ndërsa edhe ndeshja e Kupës së Italisë ishte e ekuilibruar, andaj mund ta kishim fituar edhe atë ndeshje”.
“Është e vërtetë se ne jemi një ekip i cili ndërtohet dhe ishim të drejtuar nga një trajner i papërvojë, ndërsa Inter është një ekip i cili një kohë më të gjatë luan së bashku dhe ka një strateg të shkëlqyeshëm në stol”, ka thënë Melo.
Shumica e kanë fajësuar Melon dhe bashkëvendësin e tij Diego për sezonin e dobët të Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...