Milani heq dorë nga Dzeko, Benzema cak i ri?

dardanmiftari | Tuesday, February 09, 2010 | 0 Komente

Informatat e fundit të mediave në Itali thonë se ekipi i Milanit ka hequr dorë nga tentimi për të angazhuar Edin Dzekon për shkak të çmimit të lartë.
Rosonerët u përpoqën ta angazhojnë Dzekon në verën e kaluar dhe, edhe pse lojtari shprehu dëshirë për të kaluar në radhët e Milanit, rosonerët nuk arritën të merren vesh me Wolfsburg për shumën e dëmshpërblimit.
Milani më pas transferoi Klaas-Jan Huntelaar, por holandezi nuk arriti të gjendet mirë në kampionatin italian dhe se mund të largohet në fund të sezonit.
Meqë rosonerët nuk janë të gatshëm të paguajë shumën prej 40 milionë eurove për Dzekon, mediat italiane spekulojnë se Reali ia ka ofruar sulmuesin Karim Benzema, Milanit.
Thuhet se mbretërit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Benzema edhe për 25 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...