Mourinho gjithmonë i vëmendshëm me Romën

dardanmiftari | Saturday, February 20, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai gjithmonë është i vetëdijshëm me kërcënimin që paraqet Roma në garën për titull.
Kryesimi i Interit në tabelën e Serie A është ngushtuar në shtatë pikë, që megjithatë është diferencë e madhe, por Mourinho ka një kompliment për Romën.
“Kam qenë një prej atyre të cilët kurrë nuk e kanë humbur respektin për giallorosët, pasi ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm”.
“Sigurisht ata janë edhe një klub dinak, i cili në afatin kalimtar din të qajë për mungesën e parave për të blerë lojtarë, por pastaj thotë jo për çdokënd që përpiqet të nënshkruajë me yjet e tyre”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...